Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Bëri sherr me policët pasi ishte në lokal, reagon regjisori i njohur: Kryeministri nuk mund të japë… (VIDEO)

Një ditë më parë, regjisori i njohur Kastriot Çipi, është përballur me dy efektivë të policisë.

Teksa ai ishte ulur në një lokal me miqtë e tij, i janë afruar policët duke i thënë se kjo ishte e ndaluar, pasi e diela është në izolim.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit postoi dje një video ku tregonte se si Çipi këmbëngulte se nuk ka asnjë urdhër të shkruar që e ndalkon të bëjë këtë veprim.

Ditën e sotme, regjisori ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli rreth këtij incidenti.

Kur moderatorja e pyeti nëse ishte mosbindje, Kastrioti u shpreh: “Isha kundër abuzimit të policisë, pasi nuk kishin asnjë akt normative që të më ngrinin mua nga aty”.

Ai shtoi se një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe pak më herët, por policët e tjerë ishin treguar më të kuptueshëm.

“E denim se fundjava është e izoluar dhe lokalet duhet të jenë të mbyllura. Por policët nuk kishin asnjë urdhër të shkruar se pse unë duhet të ngrihesha nga aty. Kryeministri nuk mund të japë urdhër në Facebook. Policët nuk kishin asnjë fletë apo urdhër me vete. Kjo mënyrë nuk mund të vazhdojë më, njerëzit janë lodhur me këtë gjë”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore