Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Armë e drogë/ Arrestohen shqiptarët, dyshojnë se i futi në kurth bashkëpunëtori italian

Policia italiane ka gjetur drogë dhe armë të paligjshme në një banesë në Itali, ku jetonin dy shqiptarë. Gjykata e Romës ka vendosur që të mos lërë në paraburgim Fatmir Filollin, 31 vjec, por ta detyrojë atë vetëm që të mos largohet nga provinca ku jeton, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Ndërsa, për shqiptarin tjetër është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”. Të dy shqiptarët janë kapur nga policia në Ardea, teksa në apartament kishin drogë dhe armë.

Karabinierët gjatë kontrollit kanë gjetur dy pistoleta të tipitt Beretta, ndërsa kanë sekuestruar edhe lëndë narkotike. Të dyja armët ishin plot me plumba, Dyshohet se të dy shqiptarët merreshin me lëndë narkotike, ndërsa banesa ishte marrë me qira.

Por, ata dyshojnë se për arrestimin e tyre janë tradhëtuar nga një bashkëpunëtor italian, që mesa duket ka njoftuar Policinë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore