Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Xhirimet e mia me John Travolta”/ Rrëfehet aktorja shqiptare, ja lidhja me aktorin Viktor Zhusti (FOTO)

Artistja shqiptare e lindur në Kanada, Ana Golja, ka korrur mjaft sukses në industrinë filmike ndërkombëtare. Ajo ka fituar dy çmime si producente e filmit “The Cuban”, “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography”.

Njëkohësisht si pjesë e kastit me rolin e personazhit Mina, Ana ka shijuar suksesin me të cilin filmi ka mbyllur “Los Angeles Pan African Film Festival” dhe ka çelur festivalin tjetër të filmit, “Canadian Film Fest”.

Artistja me origjinë shqiptare u bë e njohur për publikun shqiptar kur prezantoi Festivalin e të 57-të të Këngës së bashku me aktorin Viktor Zhusti.

Në një intervistë për revistën digjitale Brief Take, Ana flet për përvojën prodhuese dhe zhvillimin si artiste, por edhe për vështirësitë dhe kënaqësitë e përftuara gjatë rrugëtimit si producente dhe njëherazi aktore.

“Doja të bëja diçka tjetër, diçka krijuese dhe të zgjeroja horizontet e mia brenda industrisë. Unë u bëra së bashku me partnerin tim prodhues, Tara (Koltun) dhe dolëm me këtë ide. Ne të dy po kalonim asokohe momente të trazuara brenda jetës sonë personale. Prodhimi paraqiti shumë sfida, por patjetër krijoi një mjedis që unë të lulëzoja’’, thotë Ana.

Ajo shprehet se kurrë më parë nuk kishte prodhuar ndonjëherë në nivelin e filmit “The Cuban”. Më tej thotë se për të, si një femër në një industri ku mbizotërojnë meshkujt, ishte shumë e rëndësishme, ndonëse nuk mohon se emrat që i kanë dhuruar kënaqësi të pafundme gjatë xhirimeve kanë qenë emra si John Travolta dhe Fred Durst.

Ana dëshiron të ndikojë pozitivisht në jetën e njerëzve. Kjo është arsyeja se përse i është drejtuar mediumit vizual, por edhe muzikës. “Unë shfrytëzoj çfarëdollloj mënyre që të tregoj histori të bukura dhe t’ua dhuroj komuniteteve. Fundja, ky është qëllimi i rrëfimtarëve. Çfarëdo vendimi marr, çdo këngë që shkruaj, përpiqem ta kem në mendje dhe ndjej edhe përgjegjësi shoqërore që të jap përsëri’’, thotë ajo.

[gallery ids="1059473,1059474,1059475,1059476,1059477"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore