Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shkup/ Kryemyftiu shpall të vdekur koronavirusin

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Ndryshe nga vitet e kaluara, ky Bajram festohet në kohë të pandemisë dhe ndalesës për lëvizjen e lirë. Nëpër xhamitë e vendit u fal vetëm namazi i Bajramit, 15 minuta. Edhepse nuk pati manifestim qendror, kreu I BFI-së Sulejman Rexhepi u paraqit në xhaminë Mustafa Pasha, madje për ta shpallur të vdekur koronavirusin.

"Dhashtë Zoti që në kushte edhe më të mira më të volitshme dhe me fitoren tonë mbi të keqen. E keqja ndërkombëtare që tronditi tërë globin, mbarë njerëzinë në botë ishte Koronavirusi, pandemia COVID 19 të cilën unë besoj se e kemi mundur. Unë kam bindje se e kemi fituar dhe prej këtij momenti mund ta shpalli të vdekur një herë e përgjithmonë”, tha Rexhepi.

Në xhaminë ku Bajramin e fali edhe kreu i BFI-së, besimtarët respektuan masat brenda dhe në oborr.

Në Xhaminë e Bedrit në Butel namazi i Bajramit u fal sipas rregullave, 15 minuta. Para se të fillonte namazi, besimtarët të grumbulluar prisnin përpara xhamisë, shumica prej tyre madje pa përfillur jo vetëm rekomandimin për distancë por as për mbajtje të maskave. Alsat TV

https://youtu.be/WlJ--MjdI3A

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore