Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Komenti për prezantimin, Alesia Bami i përgjigjet ashpër Xhensila Peres (fotot)

Alesia Bami dhe Xhensila Pere kanë pasur marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, por një deklaratë e bërë nga kjo e fundit e ka acaruar situatën.

Në një intervistë, Xhensila tha se Alesia për të është moderatorja më e paaftë dhe teksa prezanton, duket sikur është në kafe.

Në “E Diella Proces”, ku Alesia është pjesë së bashku me Edi Manushin ajo dha një sqarim për këtë deklaratë.

Alesia tha se gjithsecili është aty ku e meriton. Madje shprehet dhe e lumtur nëse emri i saj të tjerëve i shërben.

“Unë realisht mendoj, që gjithsecili është aty ku e meriton. Unë kam vendin tim ajo të sajën. Më bëhet shumë qejfi dhe e falënderoj atë vajzën, për faktin sepse kisha 24 orë pa dalë në portal dhe më doli prap. Deri në momentin që emri im i shërben jam shumë e lumtur”, tha balerina.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="1059950,1059951,1059952,1059953,1059954,1059955,1059956,1059957,1059958,1059959"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore