Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

COVID-19 vret më shumë meshkuj, por pasojat më të rënda i vuajnë femrat

Koronavirusi i ri duket se shkakton më shumë vdekje te meshkujt. Por në shumë mënyra të tjera, janë femrat ato të cilat po mbajnë peshën më të madhe të kësaj pandemie.

Dhuna në familje është rritur, shërbimet në planifikimin familjar janë më të vështira për t'u arritur, ndërkohë që ka edhe një disproporcion sa i përket impaktit ekonomik mes dy gjinive, me fermat që e kanë pësuar më shumë.

Edhe epidemitë e mëparshme si Ebola apo Zika kanë rezultuar si mjaft të dëmshme për gratë dhe vajzat në krahinat më të prekura. Tani e njëjta gjë po ndodh globalisht.

Meshkujt e pësojnë kur infektohen nga COVID-19, por kur bëhet fjalë për impaktin dytësor, janë femrat ato që dëmtohen më shumë.

Pandemia ka bërë që të përkeqësohet pabarazia mes gjinive, shëndeti i femrave, statusi i tyre ekonomik e të drejtat.

Por ndërsa koronavirusi përhapet, dëmtimi i femrave kalon në plan të dytë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore