Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

70 viktima nga koronavirusi në Spanjë në 24 orët e fundit

Në Spanjë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 70 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm nga COVID-19 në 28752. Autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve, që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 235.772.

Spanja është njëri nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit, ndërsa pakënaqësia është shtuar sa i përket menaxhimit të situatës nga ana e qeverisë.

Partia e të djathtës ekstreme, Vox u ka bërë thirrje mbështetësve që të vozitin makinat nëpër qytetet më të mëdha spanjolle, në mënyrë që të grumbullohen, por duke mbajtur distancën fizike.

Spanja ka aplikuar disa prej masave më të ashpra në Evropë, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore