Vdiqën mes flakëve pasi u mbyllën brenda, binjaket gjenden të kapura për dore

Dy vajza binjake vdiqën mes flakëve në New South Wasles të Australisë, pasi mbyllën aksidentalisht derën duke e lënë nënën e tyre jashtë. Kur ekipet e zjarrfikësve arritën të hyjnë brenda, ato i gjetën vogëlushet tre vjeçare të kapura për dore me njëra tjetrën.

Ferri i flakëvë e përfshiu banesën e tyre brenda pak minutave. E ëma kishte dalë jashtë të hidhte një jastëk që kishte marrë zjarr, kur vogëlushet  për shaka mbyllën derën duke e penguar të hynte brenda.

Djali i saj pesë vjecar, ishte në oborr. Pavarësisht ulërimave të gruas dhe thirrjeve që vajzat të hapnin derën nga brenda, ajo nuk arriti përvecse të shikonte e pashpresë sesi zjarri përpinte banesën. Besohet se vajzat ndërruan jetë për shkak të tymit toksik.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.