Vajzat e ushtrisë shqiptare/ Ministrja nxjerr fotot dhe zbulon…

Ministrja Olta Xhaçka ka publikuar shifrat e përfaqësimit dhe përfshirjes së grave e vajzave në fushën e mbrotjes.

“2020-ta shënon 20-vjetorin e rezolutës 1325 të OKB-së: Gratë, paqja dhe siguria.
Në takimin e posaçëm të OSBE, kryesimin e së cilës aktualisht e ka vendi ynë theksova se përfaqësimi gjithnjë e më i lartë i grave në sektorin e mbrojtjes përbën një vlerë të shtuar, në axhendën e të drejtave të grave e vajzave në shoqërinë shqiptare në tërësi.

Edhe më shumë vullnet politik duhet për zbatimin e plotë të rezolutës, ndërsa shifrat tona të përfaqësimit të grave e vajzave në fushën e mbrojtjes flasin më së miri për investimin e duhur për të drejtat e grave e vajzave në vendin tonë”, shkroi ministrja.

Më tej shtoi: “18.6% e punonjësve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura janë gra e vajza.
· 14% e efektivëve të Forcave të Armatosura janë gra e vajza.
· 33% e rekrutimeve për kandidatë për oficerë të rinj në fund të vitit 2019 janë gra e vajza.
· 10% e pozicioneve drejtuese në radhët e ushtarakëve dhe 22% në radhët e civilëve mbahen nga zonja.”

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.