Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Sekreti i rinisë/ Eli Fara festoi ditëlindjen single, ja sa vjeçe mbushi këngëtarja e njohur (FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Eli Fara, ka festuar më 21 maj ditëlindjen.

Eli ka mbushur 53 vjeçe, por duket se për të vitet nuk kalojnë pasi ka mbetur e bukur si dikur.

Vajza e saj Marina i bëri një urim të veçantë mamasë, duke postuar edhe një foto të Elit me buqetën e luleve dhuratë.

"U bëfsh 100 vjeç e bukura ime!", shkruante ajo poshtë fotos, ku këngëtarja duket shumë në formë.

Përveçse ka marrë urime të shumta, fansat e kanë komplimentuar këngëtaren për pamjen e saj si e re dhe për format trupore.

"Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin", shkruan një ndjekës.

Ndërkohë Eli ka festuar ditëlindjen krah vajzës së saj dhe miqve, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të jetë single.

Madje, të tjerë komentues kanë konstatuar se sekreti i rinisë së saj lidhet pikërisht me faktin që ajo prej vitesh nuk ka një bashkëshort në krah dhe kjo është një arsye që të mos e njohë plakjen, pasi bashkë me mungesën e burrit ka shmangur edhe streset e një martese.

Eli është nëna e një vajze të vetme, Marinës, nga martesa e saj në Korçë që i dha fund para shumë vitesh.

[gallery ids="972312,996384,916828,1059051,1059052,1059053,972311,916827,916826,916825,916824,916823,865364,865361,762398"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore