Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Pipero flet për situatën e Covid-19: Intensiteti i virusit ka rënë, në fund të majit të hapen edhe…

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, është shprehur ditën e sotme se "intensiteti i virusit ka rënë". Sipas tij, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me "News24", Pipero dha lajmin e mirë për të gjithë qytetarët që vuajnë izolimin gjatë fundjavave si pasojë e Covid-19.

"Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me koronavirusin po shkon drejt mbylljes", u shpreh Pipero.

Ndërsa i pyetur pse zonat e kuqe po mbyllen në fundjavë, Pipero u shpreh: "Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave".

"E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet?Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava", shtoi mjeku i njohur.

Sa për zhvillimin e protestave, Pipero u shpreh se nëse do ketë shtim rastesh pas 10 apo 14 ditësh, tregon se pikërisht këto grumbullime janë bërë shkaktaret. Ai këshilloi ndër të tjera: "Në raste grumbullimesh duhet të ruhet distanca sociale, duhet të mbajnë edhe maska". BW

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore