Momente paniku në Korçë/ 20-vjeçari tenton t’i rrëmbëjë nënës vajzën e vogël, dyshohet se…

Disa momente paniku ka kaluar Korça, teksa një djalë rreth 20 vjeç, ka tentuar që t’i rrëmbejë nga duart nënës, vajzën e saj 4-vjeçare.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në lagjen nr.17 të qytetit të Korçës.

Vajza e vogël ka qenë pranë mamasë së saj në momentin që i iru i është afruar asaj për ta rrëmbyer. Panorama shkruan se disa metra nga vendi i ngjarjes, ai është kapur nga banorë të lagjes të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Pasi ka marrë sinjalizimin, policia e Korçës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar disa persina, të cilët kanë sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Gjithashtu është bërë i mundur edhe arrestimi i personit që tenoti të rrëmbente fëmijën.

Ndërkohë nga hetimet e para të policisë, thuhet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, por ende nuk ka të dhëna për identitetin e tij.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.