
Meta ktheu në Kuvend ligjin për koncesionin në Porto Romano, PD: Qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do …
Pas vendimit të presidentit të vendit, Ilir Meta, për kthimin në Kuvend ligjin koncesionin në Porto Romano, ka reaguar Partia Demokratike.
Përmes një deklarate për mediat, PD shprehet se vendimi i Metës mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu Partia Demokratike shprehet se "ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve".
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:
Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.
Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.
Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.
Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anullojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t?i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Video/ Biden telefonon kreun e NATO-s: Do të zbatojmë fort nenin 5, rrit...
Historia e plotë >
Hartat/ Protokolli i Firences, si duhet të veprohet për ndarjen e detit ...
Historia e plotë >
Nis puna për ndërtimin e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme, Manastirliu: Përfundon brenda 2021-it

Imuniteti i tufës ndaj Covid, pas vaksinimit të 70% të popullsisë: Por virusi nuk shuhet

Qendrat shëndetësore të papërgatitura për Covid, pacientët paguajnë nga xhepi injeksionet
Biznes

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit
Historia e plotë >
Fiskalizimi, Denaj në Berat: Nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene
Historia e plotë >

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >