Meta i kthen mazhorancës ligjin për portin e ri në Porto Romano

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ligjit të maxhorancës për portin e ri të hidrokarbureve në Porto Romano.

Në 10 faqe arsyetim të dekretit, Kreu i Shtetit shpjegon se për ndryshimet e kontratës koncesionare që miraton ky ligj, jo vetëm që nuk jepen argumente për sa u përket përfitimeve dhe interesave që ka shteti për zgjerimin e objektit të koncesionit, në mes të vazhdimësisë së kontratës, por eshtë cenuar gara e lirë dhe e ndershme.

Sipas Metës janë shkelur parimet bazë që duhet të udhëheqin një procedurë koncesioni, në kushtet kur ndryshimi i objektit të kontratës ekzistuese përbën një koncesion të ri.

DEKRETI

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.