“Lahuni në det”, mjeku i njohur u bën thirrje shqiptarëve: Argëtohuni vetë dhe lironi fëmijët

Duke iu referuar studimeve të fundit të Institutit Francez për Shkencat Oqeanike, epidemiologu Ilir Alimehmeti, shprehet se nuk janë gjetur gjurmë të koronavirusit as në ujin e detit dhe as në molusqe.

Për këtë arsye, ai u bën thirrje të gjithëve që të shkojnë e të lahen në det. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alimehmeti gjithashtu shprehet që të lironi fëmijët.

Postimi i mjekut Alimehmeti:

IFREMER – Instituti Kombetar i Frances per Shkencat Oqeanike – nuk gjen gjurme te koronavirusit as ne ujin e detit dhe as ne molusqe.

Qe ta kemi te qarte, DETI NUK E PERHAP KORONAVIRUSIN!

Pse molusqet jane te rendesishme ne studim?

Sepse ushqehen permes filtrimit te ujit te detit.

Ne ujerat detare derdhen ujerat e zeza qe permbajne virusin.

Nese ky virus do te mbijetonte ne det, atehere prova behet pikerisht te molusqet qe sherbejne si akumulues biologjike!

Forca miq!

Lahuni ne det, argetohuni vete dhe lironi femijet!.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.