Koronavirusi zbulohet për herë të parë edhe në qumështin e gjirit

Foshnja e një nëne që kishte COVID-19, gjithashtu është infektuar me virusin. Për herë të parë, studiuesit ishin në gjendje të zbulonin koronavirusin në qumështin e gjirit të një gruaje që vuante nga COVID-19, shkruhet në revistën shkencore The Lancet.

Virusi u zbulua edhe në foshnjën e sapolindur, thanë virologët Jan Münch dhe Rüdiger Groß.

Sidoqoftë, mbetet e paqartë nëse fëmija u infektua drejtpërdrejt përmes qumështit të gjirit apo përmes afërsisë fizike. Ushqyerja me gji deri më tani është konsideruar e padëmshme

“Studimi ynë tregon se Sars-CoV-2 mund të zbulohet tek qumështi i grave që ishin të infektuara me COVID-19. Por ne ende nuk e dimë nëse virusi është transmetuar te fëmija me anë të qumështit apo jo, dhe kjo mbetet të shihet më tutje”, thanë këta virologë. Virusi zakonisht kalohet nga një person në tjetrin përmes infeksionit të pikave.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) deri më tani nuk ka prova të koronavirusit në qumështin e gjirit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.