
“Gafa” e Joe Biden: Nuk jeni me ngjyrë po votuat për Trump!
Joe Biden, politikani që besohet se do të jetë kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, u detyrua të kërkonte ndjesë pas një komenti të tepruar ndaj afro-amerikanëve. Biden, që siç thotë BBC e ka një prirje ndaj gafave, dha intervistë për drejtuesin e një emisioni të njohur radiofonik, Charlamagne Tha God, mbi raportin qe ka me votuesit me ngjyrë, vota e të cilëve ka qenë e një rëndësie kyce për kandidaturën e tij.
Përgjatë intervistës 18 minutëshe, 77 vjecari u përpoq të theksonte lidhjet e veta te ngushta me këtë komunitet, duke i mëshuar sidomos fitores së sivjetshme në zgjedhjet paraprake të Karolinës së Jugut, një shtet ku elektorati demokrat është më shumë se 60% afro-amerikan.
" Fitova në cdo konte. Mora numrin më të madh të votave me ngjyrë që ka marrë ndonjëherë njeri, përfshirë dhe vetë Obamën", tha ai.Teksa I përgjigjej një pyetjeje të Charlamagne, Biden shtoi: " Nëse e keni problem ta kuptoni nëse jeni me mua, apo me Trumpin, atëherë nuk jeni me ngjyrë".
Disa orë më vonë, ai kërkoi ndjesë për komentin, reagimet ndaj të cilit nuk vonuan të shpërthenin. Biden u detyrua të thoshte se ishte I ndërgjegjshëm që komente të tilla e bëjnë të duket " sikur e merr për të mirëqënë votën e afro-amerikanëve", duke këmbëngulu se nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
“Betejë e vështirë, nuk është shaka...”/ Flet pacienti që mposhti Covid-19

7 shenjat se si mund ta zbuloni nëse e keni kaluar ose jo Covid-10

Rritet numri i të infektuarve me COVID, 10 persona humbin jetën
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
