Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Gafa e Berishës dhe Syrit të Pekës, e bëjnë Veliajn me kunat imagjinar, fshihet direkt postimi

Sali Berisha e ka kthyer në diçka të zakonshme publikimin lajmeve të pavërteta, të cilat nuk janë asgjë tjetër përveçse gafa të rënda. Karantina apo ndoshta mosha e thyer, ende nuk e dimë, po japin efekte të pakthyeshme te ish lideri i PD-së dhe ish kryeministri.

Pasditen e sotme ai publikoi një lajm, nga ato te qytetarit digjital që shpesh e nxjerrim blof, sikur kunati i kryebashkiakut i Erion Veliaj kishte bërë dasmë në kalanë e Arbanës. Por, nuk kaloi shumë dhe Berisha e fshiu postimin, duke kuptuar se Veliaj nuk ka kunat, pasi bashkëshortja e tij është vajzë e vetme. Gjithsesi, lajthitja e Berishës mbeti.

Portali syri.net e mori menjëherë lajmin pas publikimit të Berishës e gjithashtu e postoi në faqe, pa e verifikuar.

Kujtojmë se muaj më parë, në një lajm të vetin, syri.net paralajmëroi tërmetin dhe nxori mijëra qytetarë në rrugë. Me sa duket, e ka bërë të rrugës të prodhojë fakenews.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore