Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Fëmijën e zuri korrenti duke luajtur në lulishte/ Arrestohen 2 zyrtarë të Bashkisë Berat

Policia ka arrestuar drejtorin e shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësin e ndriçimit në zonat urbane, pasi humbi jetën një fëmijë 5-vjeç, i cili ra në kontakt me korrentin duke luajtur në lulishten e pedonales.

Ndërsa 4 elektricistë janë proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen e rëndë që u shënua dje.

Të arrestuarit janë Poli Ikonomi 32 vjeç me detyrë drejtor i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe Llazar Oxholli 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat. Në gjendje të lirë po ndiqen 4 elektricistët me inicialet F. T.,  H. I., E. B. dhe M. K.

Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre. Paraditen e djeshme fëmija Aleksandër Brahimasi ishte në park duke lypur me nënën, por në një moment iu shkëput për të luajtur në park, ku ra në kontakt me rrymën elektrike, pasi kabllot ishin pa izoluar duke i marrë jetën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore