
“Është çmenduri të mbyllësh sheshin ku besimtarët falen”, Idrizi: Të besojmë ekspertët apo Ramacovidin
Pas vendimit të shpallur një ditë më parë nga Rama, se edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur, ka reaguar kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Mbyllja e fundjavës ka bërë të mundur edhe kufizimin e besimtarëve myslimanë që të falen në sheshin Skënderbej, për festën e Fiter Bajramit.
Idrizi i ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë fytyrën e ?Faraonit?, ndërsa e quan çmenduri të mbyllësh sheshin ku besimtarët falen dhe protokolli mund të jetë më i zbatueshëm se në xhami.
Reagimi i plotë:
Kë të besojmë?
Ekspertët apo Ramacovidin 2020?
Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit.
Ekspertët nuk mund të mbajnë më lajthitjet e një njeriu që Covid-i , si një armë në duart e një të roituri, përhapet me orare e vende të caktuara, pikërisht dhe parku i liqenit sot është i mbyllur.
Nuk flas për ndonjë eksperte që merr 4-5 rroga dhe është e gatshme të na mbyllë gjithë jetën vetëm të mos humb ndonjë nga rrogat e saj.
Por të mbyllësh sheshin ku besimtarët të falen dhe protokolli mund të jetë më i zbatueshëm se nëpër xhami është një çmenduri.
Mesa duket ky njeri nuk mund të shikojë mijëra njerëz të adhurojnë Zotin.
I vetmi njeri që meriton të adhurohet dhe të falenderohet në këtë vend është Ramses-i i ri.
Magjistarët e tij janë ekspertët që për pak para po justifikojnë çmenduritë e tij.
Historia përsëritet, por këtë herë Zoti e ka treguar rrugën dhe përfundimin e Faraonit.
Një porosi Profetike thotë: "Populli merr fytyrën e sundimtarëve"
Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit!



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Precedenti/ Këshilltari i Metës i pranishëm në prezantimin e programit t...
Historia e plotë >
Mediat serbe: Albert Krasniqi, vrau një 17-vjeçar serb të Kosovës në vit...
Historia e plotë >
Pacientët me Covid-19, frikë nga spitalet, Anila Shahini: Mjeku i familjes trajton në shtëpi dhe raste të rënda

Rritet numri i të rinjve me Covid në vendin tonë, vatrat kryesore janë...

Vaksina ruse anti-Covid mund të testohet në Turqi për fazën finale
Biznes

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit
Historia e plotë >
Fiskalizimi, Denaj në Berat: Nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene
Historia e plotë >

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >