Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

E frikshme/ Po xhironte programin, por moderatorja e Top Channel rrezikoi seriozisht jetën (video)

Gazetarja e njohur e programit të përjavshëm ?Fshatrat e Shqipërisë? në ekranin e ?Top Channel?, Ilnisa Agolli ka rrezikuar jetën në xhirimin e puntatës së radhës. Teksa është përpjekur të përqafojë një qen sharri dhe kamerat kanë qenë duke regjistruar, ai ka reaguar keq dhe pas këtij momenti nuk duket qartë se çfarë ka ndodhur. Qeni protagonist është më i famshmi në zonën e veriut dhe quhet Terri.

Agolli ka qenë duke xhiruar episodin e radhës në zonën e Lurës. E kontaktuar nga "Shqip", Agolli pohoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë problem, por e pranon se u frikësua shumë.

Për fat, ishte i zoti i qenit, i cili ndërhyri menjëherë dhe shmangu një aksident që mund të kthehej në fatal.

Kujtojmë se programi "Fshatrat e Shqipërisë", i drejtuar nga Agolli vë në dukje zhvillimin e fshatit, ekonominë rurale, investimet në infrastukturë apo akomodimin nëpër bujtina të turistëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore