Dyshime dhe trishtim pas vdekjes së yllit të Netflix-it dhe keçistes profesioniste në Japoni (fotot)

Ylli i Netflix-it dhe mundësja profesionale nga Japonia Hana Kimura vdiq papritur në moshën 22 vjeçare.

Vdekja e saj ende nuk është zbardhur, por të shumtë janë fansat të tronditur nga kjo ngjarje.

Megjithatë, në ditët e fundit 22 vjeçarja ka postuar mesazhe të shumta në rrjetet sociale, ku shfaqet e stresuar dhe e trishtuar.

Të premten, ajo postoi një fotografi me macen e saj me nënshkrimin “Mirupafshim”.

Hana, mjaft e famshme në Japoni kishte shprehur shqetësimin se ishte bërë viktimë e bullizmit online, e gjithashtu se “nuk donte që të ishte më njeri”.

Kimura e nisi karrierën e saj si mundëse profesioniste në moshën 19 vjeçare dhe u dallua falë talentit të saj në ring.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.