Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Dalin pamjet/ Momenti i tmerrshëm i përplasjes së avionit ku vdiqën 99 persona (FOTO)

Avioni që u përplas në Pakistan la 99 të vdekur, por në mesin e tyre arritën të shpëtonin dy udhëtarë.

Zafar Masood është një nga të mbijetuarit, që u nxor i gjallë nga rrënojat, i cili tregoi tmerrin që pësoi në momentin e përplasjes së aeroplanit në një objekt banimi,

"E tëra që shihja ishte tym dhe flakë, ndërsa dëgjoja britma nga të gjitha anët, prej të rriturve dhe fëmijëve. Nuk e shihja asnjë njeri nga tymi, vetëm dëgjoj zërat e tyre", ka thënë Masood.

I mbijetuari tjetër, është Muhammad Zubair, që së bashku me të ishin në radhën e parë të ulëseve.

Të dy kanë lëndime të lehta, ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë nën kontroll.

Autoritetet në Lahore, kanë bërë të ditur se avioni  bëri dy përpjekje për ulje, ndërsa përfundoi i përplasur në një objekt banimi, pak momente pasi piloti raportoi se gjendja e aeroplanit nuk është në rregull.

[gallery ids="1058990,1058997,1058989,1058984,1058985,1058991,1058992,1058994,1058988,1058986,1058987,1058995,1058998,1059000,1059001"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore