COVID-19/ Mjekët amerikanë kanë një paralajmërim të fortë edhe për 20 vjeçarët

Nga COVID-19 nuk janë të rrezikuar vetëm moshat e mëdha, por edhe të rinjtë, edhe pse imuniteti i tyre është më i fortë.

Mjekët në Amerikë besojnë se sëmundja inflamatore e ngjashme ne atë të quajtur Kawasaki, mund të prekë edhe të rriturit në fillim të njëzetave.

Kjo sëmundje, e cila besohet se shkaktohet nga koronavirusi, deri tani mendohej se prekte vetëm fëmijët e vegjës, por si duket tashmë janë regjistruar edhe raste në të rritur. Sipas disa artikujve të Washington Post, disa të rinj në të njëzetat po trajtohen për këtë lloj sëmundjeje në San Diego dhe New York.

Duket se pacientët në fjalë kanë qenë të infektuar me virusin korona, por kanë zhvilluar antitrupa. Pra virusin e kishin marrë disa javë përpara se t’u shfaqej sindroma e pazakontë.

Besohet se kjo gjendje hiper-inflamatore është një përgjigje e vonuar e sistemit imunitar ndaj virusit.

Sipas asaj që thonë mjekët amerikanë, pacientët e rritur që shfaqin simptoma të kësaj sëmundjeje të re, kanë probleme shëndetësore më të rënda se fëmijët. Si pasojë atyre u preken mushkëritë dhe zemra.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.