Corriere della Sera: Përse Shqipëria, Greqia e Rumania kanë më pak viktima nga koronavirusi

Pas tre muajsh krize shëndetësore, të dhënat e mbledhura na lejon të krijojmë një tablo më të qartë të saj, ose të paktën të valës së parë, shkruan e përditshmje e njohur italiane, Corriere della Sera. Sipas të cilës, kjo tablo tregon se në Europë, betejën kundër koronavirusit e fituan vende të konsideruara “ të dobëta” dhe më të varfra.

Rumania, Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Hungaria apo Sllovakia, thuhet në artikull, kanë pasur në raport me popullatën, shumë më pak vdekje krahasuar me vende të pasura të kontinentit të vjetër si Framca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Britania e Madhe dhe Italia vetë.

Kanë pasur më pak të infektuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë në kohë kurbën epidemike. Përse? Është çështje fati? Mbase është dhe kështu, thotë Corriere. Ose mbase personat që bartnin virusin kanë lëvizur më shumë në pjesën qendrore të Europës në javët vendimtare të periudhës janar-shkurt.

Disa të dhëna megjithatë bëjnë të mendohet se ka dhe dicka tjetër: këto vende u treguan më të kujdesshme, sepse ishin të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre sanitare.

Për këtë arsye, nuk i morën lehtë sinjalet që mbërrinin nga Italia e Spanja dhe vendosën të veprojnë shpejt, duke marra masa të rrepta izolimi. ”E dinin që nuk ia lejonin dot vetes të rrezikonin në këtë situatë”, shkruan gazeta prestigjoze. Dhe modestia e vendeve të varfra të Europës, dha fryte.

Shkrimi thekson se Shqipëria ka vetëm 11 vdekje për 1 milionë banorë ndërsa Britania, 536, Greqia 16 dhe Belgjika, 795; Sllovakia vetëm 5 ndërsa Franca 432. Rumania 60, Zvicra 220.

Një pandemi dramatike si kjo nuk është sigurisht konteksti i përshtatshëm për të bërë moral mbi vlerën e përulësisë dhe maturisë, apo rerziqeve që sjell vëtëbesimi i tepruar. Por vetëdija për brishtësinë e tyre, mbyllet artikulli, i bëri padyshim një shërbim të shkëlqyer Shqipërisë dhe Greqisë fqinjë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.