Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Çarçafë të bardhë në ballkone për Falcone-n, nisma e veçantë në Palermo

Që nga nata e mbrëmshme me qindra çarçafë të bardhë u nderën nëpër ballkonet e qytetit italian të Palermos.

Maria Falcone, e motra e gjykatësit të famshëm italian Giovani falcone, i vrarë nga mafia italiane në Capaci, sugjeroi këtë nismë, me italianët të bllokuar nga pandemia.

Në mëngjes, çarçafët e bardhë mbulonin faqet e ballkoneve, ndërsa flamurët italianë valëviteshin, njësoj siç ndodhi në vitin 1992.

Edhe sot, u përkujtua një nga heronjtë italianë, i cili u vra gjatë një atentati me bombë më 23 maj të vitit 1992 nga mafia siciliane.

Por çarçafët e bardhë u nderën edhe në qendër të qytetit sicilian, në pallatin e famshëm "Drago", e gjithashtu edhe në rrjetet sociale kanë qenë të shumtë sicilianët e italianët, të cilët i janë bashkuar kësaj nisme.

Në shpërthimin e ndodhur në atë atentat famëkeq, humbi jetën edhe bashkëshortja e Falcone-s, si edhe tre agjentë pjesë e shpurës së tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore