Asqeriu: Kur rrëzuan Teatrin Kombëtar pata probleme me zemrën, dua të bëhet si ishte

Aktori Bujar Asqeriu tregoi se ditën kur u shemb Teatri Kombëtar, ai pësoi një problem kardiak dhe se do të firmosë peticionin për ta ngritur Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte.

“Unë u zgjova që në orën 4 e 30, po pickoja vetën, me dukej si një ëndërr se si sulmohet teatri në mënyrë të pabesë, si ka mundësi që të mos merret një konsensus? Kjo polici tërheq zvarrë vajzat?! Më këshilluam miqtë, më thanë mos shko se unë haja gishtat e mia me dhëmbë, pata edhe një problem, një moment kardiak, piva disa qetësues, çfarë do bëja unë… Të nesërmen shkova dhe ju thashë policëve: Hajdeni këtu o vëllezërit të mi, pse i tërhiqni zvarrë motrat, artistët, çfarë ju bënë ?!”, tha Asqeriu në News 24 duke shtuar “Unë kam qenë pro një referendumi ku qytetarët të shprehin mendimin e tyre. Kush është për rikonstruksion dhe ndërtim, kush është për shembjen dhe ngritjen e një të riu, qytetarët të votonin për këto dy momente. Kisha mendimin të fitonim kohë që “Europa Nostra” të merrte masat dhe ta bënte fakt të kryer investimin për ngritjen e teatrit”.

Aktori tha se edhe ai do të firmosë së fundmi peticionin për ringritjen siç ishte të Teatrit Kombëtar.

“Po teatri duhet të ngrihet ashtu siç ka qenë edhe duke u zgjeruar pak, edhe duke futur material për ta bërë modern, me ajër të kondicionuar por të ruhet arkitektura që ka qenë”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.