8 raste të reja me koronavirus, ja tre qytetet e “nxehta”

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën në vend për shkak të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja, 5 në qytetin e Tiranës, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë.

Deri më tani, 31 persona e kanë humbur betejën me COVID-19 në vendin tonë.

Njoftimi i MSH

Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete. 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar Dr. Rovena Daja Instituti i Shëndetit Publik Ju paraqesim situatën epidemiologjike të Covid19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Duke analizuar të dhënat epidemiologjike, numrin e rasteve të reja në 24 orët e fundit, numrin e vdekjeve dhe numrin e personave të hospitalizuar, mund të themi se situata epidemiologjike e Covid19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive. Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë humbje jetë nga Covid19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020) Testime totale 14459 Testime molekulare 13133 Testime serologjike 1326 Raste pozitive 989 Raste të shëruara 783 Raste Aktive 175 Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 62 Durrës 50 Krujë 27 Shkodër 10 Berat 10 Kamëz 9 Fier 4 Elbasan 1 Mirditë 1 Korçë 1

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.