Teatri shqiptar në Shkup, rikonstruktohet, firma rrezikonte ndjekje penale

Punëtorët e ndërmarrjes “Shencia” pranojnë të restaurojnë në Teatrin Shqiptar. Ata kane filluar riparimin e çatisë që ka pikuar edhe pas 10 milion eurove të shpenzuara për renovimin e godinës. Çatia është lyer me hidroizolim i cili duhet të parandalojë që uji të pikojë në skenën kryesore. 

Sipas Alsat Tv, përfaqësuesit e kompanisë e cila gjashtë vite me pare e riparoi ndërtesën, u paraqitën pasi Murtezi i kërcënoi me kallëzime penale nëse nuk vijnë për t’i rregulluar lëshimet pas riparimit. Sipas drejtorit, “Shencija”, sipas marrëveshjes, duhet që në dy vitet e ardhshme edhe ta mirëmbajë Teatrin shqiptar.

Në vitin 2018, revizorë të pavarur gjetën lëshime gjatë rinovimit. Tani, Ministria e Kulturës duhet të bëjë revidimin e të gjithë dokumentacionit të tenderit. Teatri Shqiptar është duke u rinovuar që nga viti 2014 dhe të gjitha afatet e dhëna janë shkelur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.