Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Si do bëhet lëvizja këtë fundjavë? Rama jep njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e sotme se kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara, pa asnjë ndryshim.

"? KJO FUNDjAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA?

TA KALONI SA MË QETË?", shkruan ai.

Por cilat janë rregullat e fundjavës së kaluar?

Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30.

Të dielën të gjitha mbyllur. Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 5 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë. Ndërkohë sa i përket ditëve të tjera të javës në zonat e kuqe lëvizja lejohet deri në 21:00.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore