Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

SHBA i jep 500.000 dollarë shtesë Kosovës për koronavirusin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett njoftoi se Kosova do të marrë 500,000 dollarë ndihmë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Paketa për Asistencë Globale e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadrin e përpjekjeve për të luftuar koronavirusin e ri. Përmes një postimi në Facebook, Kosnett tha se kjo shumë është shtesë e 1.1 milion eurove të ndara më parë nga SHBA-ja për Kosovën.

" Që nga rasti i parë i identifikuar me këtë virus në Kosovë, ndihma jonë është fokusuar në mbështetjen e personave që kanë qenë në vijën e parë të frontit për të ulur përhapjen, në përkujdesjen ndaj të prekurve dhe ofrimin e pajisjeve që u duhen njerëzve për të luftuar Covid-19", shkruan Kosnett.

Të dhënat më të fundit tregojnë se Kosova ka deri tani 1.004 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 772 persona janë shëruar dhe 29 kanë humbur jetën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore