Nisma Metës, Basha: Rama me lojë me klanin mafioz, ne nuk do ta lejojë, jemi për mbylljen e reformës

Në një prononcim për gazetarët kreu i opozitës u shpreh se Rama po pengon reformën zgjedhore dhe integrimin evropian të vendit.

Basha shtoi se tryeza e reformës zgjedhore nuk është braktisur, por është bojkotuar vetëm në datë 18 pasi po dhunoheshin qytetarët dhe aktivistët.

“Të gjithë e kanë parë shqiptarët dhe të huaj këtë klan mafioz që të pengojë reformën zgjedhor edhe integrimin evropian të vendin. Do ta mbajë Shqipërinë peng të krizave ciklike. Opozita është e bashkuar që t’i japë shqiptarëve një votë plebishitare për të larguar këtë qeveri. Kjo është vënia e drejtësisë popullore për nga një kryeministër që sillet si bandit. Që t’ia mohojmë Ramës këtë plan diabolik dhe dinak, dhe të angazhohemi në procesin e kodit zgjedhor. Autori i këtij krimi ka dalë zbuluar. Orë pas aktit terrorist që të ulet në tryezë, por nuk kemi braktisur reformën zgjedhore kështu shtyhen shporrja e Edi Ramës. Mbledhja e 18 majit është bojkotuar se qytetarët dhe aktivistët po rriheshin në rrugë”, theksoi Basha.

Ai akuzon Ramën për skenarin dhe ngre pyetjen se si mund te ishte opozita në tryezën e reformës në një kohë kur teatri u shemb.

“Po luan ai që hodhi në erë Teatri dhe reformën zgjedhore dhe procesin e integrimit. Presidenti ia kam dhënë përgjigje. I kemi thënë që opozita ka vetëm një detyrë dhe po e bën mirë ndërsa mazhorancë ka 14 detyra të tjera. Te tryeza e reformë zgjedhore kemi vetëm një qëllim, që të largohet Rama në orë e më parë.

Nuk do kthehemi në tryezë, nuk e kemi braktisur asnjëherë. Është një lojë mafioze e Edi Ramës. Maska e Edi Ramës ka rënë bashkë me Teatrin. Teatri do ngrihet ashtu sic ishte. Ka rënë maska e tij. Jam njohur me propozimet e presidentit. I kam thënë se Rama ka 14 detyra, ndërsa opozita ka një detyrë. Pikat kanë të bëjnë me luftimin e krimit, që janë në krah të tij. Opozita do të ikë Rama, e keqja e madhe e Shqipërisë. Opozita po bën detyrën e saj për të plotësuar 15 kushtet e integrimit. Ky është një njeri është përpjekur të sabotojë reformën zgjedhore. Nuk ka propozim për sistemin danez. Ka vullnet nga unë për t’ju thënë shqiptarëve sistemin më të mirë zgjedhor. Kemi propozimin edhe për parlament me dy dhoma, që pushteti të mos jetë vetëm tek Edi Rama. Detyra e parë është që të shporrim me vota Edi Ramën, këtë njeri që do të marrë peng Shqipërinë”, tha Basha.

(

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.