
“Më shkarkoi Luan Daci”/ Prokurori rrëfen si ndodhi dhe pse tashmë vendimet janë nul
Gentian Trenova u shkarkua nga detyra e prokurorit në nëntor 2019 nga një pesëshë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), me gjyqtarin Luan Daci në përbërje. Për ish-prokurorin, në rast të provimit të akuzës së "falsifikimit" ngritur nga SPAK ndaj Dacit, vendimi që e largoi nga sistemi është i pavlefshëm.
"Sipas praktikës kushtetuese, në rast se një gjyqtar zgjidhet në kundërshtim me ligjin, çdo gjykim që bëhet nga ai gjyqtar, konsiderohet i pavlefshëm", shprehet Trenova.
Duke qenë se vendimet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë përfundimtare dhe të paankimueshme, Strasburgu duket mënyra e vetme e zhbërjes së tyre. Por, ish-prokurori Trenova sugjeron se ndonëse Kushtetuesja, Gjykata e Lartë ose Administrativja nuk kanë kompetencë ligjore, kanë për detyrë t?i japin një zgjidhje situates: "Secila prej tyre mendoj se mund të konstatojë pavlefshmërinë e të gjitha vendimeve të marra nga KPA".
Ish-prokurori Trenova e shikon situatën si një rënie në kurth të Reformës në Drejtësi: "Pezullimi i zotit Daci është bërë nga SPAK-u, që është rrjedhojë e Reformës në Drejtësi, prandaj duhet të pranojnë se pezullimi i Dacit është i rregullt dhe reforma ka dështuar. Ose duhet të pranojnë se SPAK-u është i urdhëruar politikisht. Edhe në këtë rast, reforma ka dështuar".



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Kaluan covid, nuk mbajnë maskë/ Epidemiologët: Të gjithë rrezikohen nga një infektim i dytë!

Njoftimi i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë, si të pajiseni me leje qëndrimi

Imuniteti i tufës ndaj Covid, pas vaksinimit të 70% të popullsisë: Por virusi nuk shuhet
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
