Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Më fal president, jam krenar për ty”/ Sulmuesi Rey Manaj, mesazh prekës pas vdekjes së ish-trajnerit të Interit

Ndarja nga jeta ish-trajnerit të Interit Gigi Simoni, ka trishtuar të gjithë ambjentin zikaltër, përfshirë edhe futbollistin e Kombëtares shqiptare Rey Manaj. 81 vjeçari u nda nga jeta pas një goditje në tru, por ish-trajneri prej një viti ishte i shtruar në spital.

Deri në vitin 2015 ishte presidenti i Kremonezes, ku pjesë të skuadrës kishte edhe Rei Manajn, të cilin më pas ia shiti Interit. Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në "Instagram", sulmuesi i Kombëtares shprehu hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-presidentit duke shkruar:

"I dashur president, sot është një ditë shumë e errët për të gjithë dashamirësit e tu. Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua. Ti gjithmonë më prite si djalin tënd dhe provove të më ndihmoje. Jam krenar që kisha një udhërrëfyes si ty, i respektueshëm, inteligjent. Tani nuk mund të gjej fjalët e duhura, më fal president. Faleminderit dhe faleminderit përsëri", - shkruan Rei.

[gallery ids="1058408,1058407,1058406"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore