Koronavirusi “zhvendoset” në Amerikën e Jugut”, epiqendra e re e epidemisë

Amerika e Jugut po kthehet me shpejtësi në epiqendrën e re të koronavirusit pasi numrat e përditëshëm të infektimeve dhe vdekjeve atje, sa vjen e shtohen. Brazili është deri tani më i godituri, me mbi 300.000 raste e 20.000 vdekje.

Pas tij vjen Peruja, ku shifrat po lëvizin gjithashtu me shpejtësi shqetësuese dhe Kili, ku infektimet u trefishuan brenda një muaji. Ekuadori ka pasur edhe ai një shtim të rrufeshëm të rasteve. Por edhe pse shumica e vendeve të rajonit kanë marrë masa izoluese në një formë apo një tjetër, zbatimi i tyre lë për të dëshiruar e në shumë raste, rregullat injorohen.

Në Brazil, presidenti Jair Bolsonaro I ka sfiduar shumë prej guvernatorëve të tij duke I nxitur t`I mbajnë qytetet hapur e duke argumentuar se rreziku që i kanoset ekonomisë, është më I madh se ai ndaj shëndetit publik.

Edhe pse vetë është shfaqur me maskë këto javët e fundit, Bolsonaro refuzon t`i ndalojë tubimet masive të mbështetesvë të vet, ku rregullat e distancimit social nuk janë zbatuar ndonjëherë. Kjo pavarësisht faktit se vendi ka arritur të shënojë më shumë se 10.000 infektime në ditë që nga fillimi I muajit, dhe shifrat vetëm sa rriten.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.