Koronavirusi/ Trump: Edhe po erdhi vala e dytë, nuk mbyllemi më

Presidenti Donald Trump vazhdon t`i kërkojë shteteve që të rihapin bizneset pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme ndaj koronavirusit. Komentet e fundit, presidenti i bëri ndërsa vizitoi një fabrikë të prodhimit të automobilëve në Miçigan e cila tashmë po përdoret për prodhimin e respiratorëve për pacientët me COVID-19. Të 50 shtetet kanë njoftuar plane për t’u rihapur të paktën pjesërisht pas vendimeve për mbyllje që kanë dëmtuar ekonominë amerikane.

Presidenti tha se edhe nëse do të ketë një valë të dytë shpërthimi të koronavirusit “SHBA nuk do të mbyllet”. Gjatë fjalimit të tij trump e bëri të qartë se “një bllokim i përhershëm nuk është një strategji për një shtet të shëndetshëm apo një vend të shëndetshëm”.

Vendi është gati “për një rikthim epik” shtoi shefi I Shtëpisë së Bardhë. Masat e izolimit, mjaft të vlerësuara në frenimin e përhapjes së koronavirusit gjatë kohës kur ishte në kulmin e forcës së tij, shkaktuan nga ana tjetër dëme të mëdha në ekonomitë botërore. Gjatë nëntë javëve të kaluara, 8.6 milionë amerikanë aplikun për të përfituar pagesën e papunësisë. Në SHBA të premten u regjistruar mbi 1 milion e 577 mijë të prekur nga koronavirusi dhe rreth 95 mijë të vdekur.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.