Hapja e kufirit/ Reagon ministria: Ja kur do lejohet kalimi i shqiptarëve drejt Greqisë

Për shkak të pandemisë koronavirus, Europa dhe mbarë bota ka vendosur mbylljen e kufijve. Sot, pyetja më e madhe që bëjnë të gjithë është kur do të lejohet sërish lëvizja?

Bashkimi Europian ka vendour hapjen e kufijve më 15 qershor, nëse situata për shkak të koronavirusit do të jetë e qëndrueshme dhe nuk do të ketë të papritura.

Kjo datë vlen edhe për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë. Burime nga Ministria e Jashtme thanë për “Gazetën SHQIP” se asnjë shqiptar nuk lejohet të kalojë drejt vendit fqinj para datës 15 qershor.

Pra, lëvizja e lirë do të nisë pikërisht në datën e përcaktuar nga BE dhe kjo vlen edhe për shqiptarët që kanë mbetur në vendin tonë dhe duan të shkojnë në Greqi.

Ndërkohë, deri tani, në bazë të marrëveshjes mes dy vendeve, kanë udhëtuar drejt Greqisë punonjësit sezonal dhe personat me emergjenca shëndetësore.

“Zgjatet deri më 15.6.2020 në orën 23.00, vlefshmëria e ‘’Masave për ndalimin e hyrjes në vend të shtetasve të vendeve të treta, me përjashtim të atyre të shteteve të Bashkimit Europian dhe të Marrëveshjes Shengen, për kufizimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19’’, që ishin marrë me Vendimin e përbashkët me Nr Δ1α/ΓΠ.οικ. 19030/17.3.2020, të Ministrave të Mbrojtjes së Qytetarit, të Shëndetësisë dhe të Punëve të Brëndshme të Greqisë.

Greqia përgatitet që të presë përsëri vizitorë! Që prej datës 15 qershor, hapen të gjitha hotelet dhe fillojnë gradualisht udhëtimet drejt Greqisë. Zgjedhim destinacionin dhe bëjmë valixhet gati”, thuhet në njoftimin e Amabasadës shqiptare në Greqi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.