Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ermal Meta, mik tek "Hipokrati"

Ermal Meta, shqiptari më i famshëm në Itali, i thotë "Po" ftesës së Raimond Cimbit, Producent i emisionit mjaft të suksesshëm shëndetësor "Hipokrati" në Top Channel, për të rrëfyer ditët e tij të gjata dhe të zymta të karantinës.

Në një lidhje emocionuese nga Italia, këngëtari dhe kantautori shqiptar, do të jetë ditën e shtunë, 23 Maj, ora 17:00 në studion e "Hipokratit" për të treguar se çfarë i ka munguar në periudhën e gjatë të izolimit. Ai do të ndajë me publikun shqiptar frymëzimin me të cilin lindi kënga e tij e fundit "Finira` bene" ("Do të përfundojë mirë") e cila u kthye në një hit ? mesazh force dhe kurajoje gjatë periudhës së Pandemisë.

Admiruesit e tij, të cilët janë të panumërt në të dyja anët e Adriatikut, do të dëgjojnë prej tij sa i mungon Shqipëria dhe për çfarë e ka marrë malli "Made in Albania".

Nëpërmjet bashkëbisedimit që Erjona Rusi do të zhvillojë me Ermal Metën, artdashësit shqiptarë do të zbulojnë se kur këngëtari i dashur i tyre do të jape koncertin e tij të shumëpritur në Shqipëri.

Në fund të bisedës, qershia mbi tortë do të jetë transmetimi për teleshikuesit shqiptarë i këngës "Amara terra mia" të të madhit Domenico Modugno, në një interpretim brilant të fituesit të Festivalit më prestigjoz të këngës Italia ne San Remo, Ermal Meta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore