Çfarë po ndodh me pronat në Vlorë?! Ikën një tjetër drejtor kadastre, 5 të dorëhequr në 8 muaj

Kreu i Kadastrës së Vlorës ka dhënë dorëheqjen. Bilbil Aliaj është “dorëzuar” dhe sot ka paraqitur dorëheqjen nga ky post, të cilin e ka marrë vetëm 4 muaj më parë. Aliaj zëvendësoi në këtë detyrë Taulant Canametin, i cili ishte i komanduar ne këtë post.

Por, Kadastrta e Vlorës mund të quhet edhe si “drejtoria që ha drejtorë”, sepse në nga ky post janë larguar 10 drejtues që nga viti 2013.

Dorëheqjet e vazhdueshme të titullarëve të hipotekës në Vlorë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik pasi kanë nxjerrë në pah problemet me pronat.

Më 11 shtator të vitit të kaluar, policia tha se kishte vënë në hetim 23 punonjës të hipotekës për shpërdorim detyre, ndërsa më parë qe raportuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte nisur auditimin e punës së 4 viteve të fundit në hipotekë.

Shpesh disa prej drejtuesve të hipotekës janë përballur me kërcënime. Në nëntor 2018, vëllait të ish-drejtoreshës Loreta Alushi Tozaj, iu bë atentat me tritol. Ndërsa në tetor 2014, persona të paidentifikuar dogjën makinën e ish-drejtoreshes Ina Luçit. Ngjarja ndodhi pasi Luçi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kishte paditur 8 persona për përvetësim me falsifikim dokumentash të 77 hektarëve tokë.

Dorëheqjet e fundit, mediat i kanë lidhur me çështjen e pronësisë së një zone në plazhin e Jalit. Pretendimi i pronësisë nga familja e Kristo Gjokës ka bërë që ndërtimi të bllokohet. Për këtë çështje ka patur disa vendime gjykatash, zbatimi dhe moszbatimi i të cilave ka përfshirë një pjesë të zyrtarëve të hipotekës së Vlorës në shpërdorim detyre.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.