
Budina thirrje për mosbindje: Do të mposhtim z.Rrugaç, kemi videot
Duke e thirrur në vijimësi kryeministrin Edi Rama si rrugaç, regjisori Robert Budina i bëri thirrje që të mos e përdorte protestën për teatrin e tij politik.
Në protestën e zhvilluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit e zhvilluar në orën 20:00 dhe e thirrur rreth dy orë më herët, Budina kërkoi nga qytetarët që të mos binden.
Ai e konsideroi Teatrin si tempull, Budina i tha Ramës do të protestonin përpara Kryeministrisë.
"Zt. Rrugaç ne nuk kemi asnjë interes. Ne kemi hallin e njerëzve. Ne nuk duam vetëm Teatrin Kombëtar, zt.Rrugaç. Ne duam shpirtin e njerëzve. Do të të mposhtim ty zt.Rrugaç. I kemi të gjitha videot çfarë ke bërë. Ke futur forcat e armatosur dhe forcat RENEA kundër artistëve zt.Rrugaç.
Të gjithë ata që veprojnë dhe nuk veprojnë do të japin llogari zt.Rrugaç. Do të t?i sjellim njerëzit përpara Kryeministrisë dhe të gjithë do të vendosim fatin tonë. Ju i detyroheni popullit tuaj dhe duhet të bëni çdo pakt përpara kamerave dhe ta kuptojmë se çfarë bëni.
Mos e transformoni këtë lëvizje në teatër të politikës tuaj. Lërini njerëzit të flasin në shesh dhe mos bëni kakulime politike.
Hajdeni në shesh, mos pyesni kush vjen. Ai që vjen në shesh do të ketë frikë nga ju. Protesta është institucion. Prandaj, sot jeni të gjithë rrugëve bashkë me mua.
Mos rrini më rrugëve, merrni të drejtën tuaj dhe përplasjani turinjve. Ka shumë forma. Mos u binduni. Ne do ta fitojmë betejën zt.Rrugaç. Nuk mund të bësh lojë në tempullin e qytetarisë.
Mos tentoni të rrëzoni sheshin e demokracisë që e fituar në dy vjet e tre muaj dhe skeni asnjë shans ose rrëzoni kapelet. (thirrje hiqni kapelet)", tha Budina.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Video/ Biden telefonon kreun e NATO-s: Do të zbatojmë fort nenin 5, rrit...
Historia e plotë >
Hartat/ Protokolli i Firences, si duhet të veprohet për ndarjen e detit ...
Historia e plotë >
Shifrat në rritje/ A ka rrezik që Qeveria të marrë sërish vendim për Gjendjen e Jashtëzakonshme?!

Shqipëria hapa të vogla në testime, por asnjë nismë për aparaturën ECMO

Shifrat e frikshme të Covid, BE i mbyll dyert shqiptarëve deri në fund të korrikut
Biznes

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit
Historia e plotë >
Fiskalizimi, Denaj në Berat: Nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene
Historia e plotë >

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >