Regjizorja shqiptare reagon ashpër për shembjen e teatrit: Do të isha bërë killer, janë të fëlliqur

Prezantuesja dhe regjizorja Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku, njihet për karakterin e saj shpërthyes dhe pa komplekse.

Ndonëse ka 7 vite që jeton në Gjermani, Zhaku nuk mund të qëndrojë pa reaguar rreth problemeve dhe ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri.

Së fundmi, përmes postimeve në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka reaguar me tone të ashpra në lidhje me shembjen e Teatrit.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur rreth këtyre reagimeve që ka bërë në “Facebook”-un, të cilin ia kanë bllokuar.

Zhaku e cila prej kaq shumë vitesh është larguar edhe nga ekrani shqiptar, ka shtuar se gjithmonë ka patur reagime të ashpra.

“Do të isha bërë killer, do të bëhem nëse ata vazhdojnë kështu. Dhunës do t’i përgjigjësha me dhunë”, tha Zhaku në lidhje me situatën e krijuar në Shqipëri për shkak të shembjes së Teatrit.

Ndërsa e pyetur për fjalorin e përdorur në postimet e saj, dhe a lidhet kjo me mbylljen e “Facebook”-ut, ajo shprehet: “Të fusin njëherë në skanër fjalorin dhe mendjet e politikanëve. Janë të fëlliqur”.

Më pas ajo pyetet nëse i kanë shkruar personat që i ka sharë në postimet e saj dhe përgjigjet: “Ata që kam sharë nuk kanë fytyrë që të më shkruajnë. Zhysin kokën më keq se struci. E dinë se kam të drejtë”. Kujtojmë se revolta e Zhakut është shumë e fortë ndaj Mustafa Nanos, Alfred Pezës e të tjerë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.