Naomi bën histori/ Nëse doni një foto perfekte, merrni shembull nga modelja e famshme (FOTO)

“Naomi Campbell bën histori”. Kjo është fjalia që ka pushtuar mediat ditën e fundit, pasi modelja me famë botërore habiti botën me veprimin e saj.

Ajo duhet të shfaqej në kopertinën e revistës “Essence” me rastin e 50-vjetorit të krijimit të saj, mirëpo për shkak të pandemisë Covid-19 të gjithë menduan se modelja do ta anulonte.

Në fakt, Naomi jo vetëm që nuk e anuloi, por habiti botën me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj.

Ajo e bëri vetë grimin e saj dhe realizoi një foto në kushte shtëpie, të shkrepur me kamerën e aparatit celular.

Për herë të parë në histori, në kopertinën e një reviste është publikuar një foto e tillë kaq e thjeshtë.

Pavarësisht grimit të thjeshtë, ndriçimit jo të duhur dhe faktit që nuk është prekur aspak nga dora e një artisti apo fotografi, Naomi ka shkëlqyer në kopertinën e “Essence”.

Madje, ajo ndihet krenare për foton e saj.

“Ishte një kënaqësi e madhe dhe eksperiencë e pazakontë për mua që të realizoja setin fotografik për kopertinën e 50-vjetorit të krijimit të ‘Essence’. Ishte e trishtë sepse nuk ishim në gjendje të punonin për shkak të pandemisë, por gjithashtu më mbushi me shpresë dhe gëzim fakti që mundëm të përshtateshim.”- u shpreh modelja.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.