Letër kryeministrave/ Biznesi: Të krijohet korridori i udhëtimit mes 6 vendeve të Ballkanit

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Ines Muçostepa ka bërë të ditur propozimin që i është bërë në 18 maj, 6 kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të krijuar atë që quhet një korridor rajonal udhëtimi. Këto korridore ose të quajtura “fllucka udhëtimi” bëjnë që mes vendeve të marrëveshjes të hiqet masa e karantimit 14 ditor dhe udhëtarët të lëvizin lirshëm ndërmjet kufijve.

Një lëvizje e tillë po zbatohet edhe në shumë vende të tjera të Evropës, ku në sy bie rasti midis Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Gjithashtu shembuj të tjera kanë dhënë Australia me Zelanda e Re, si edhe Gjermania me fqinjët e saj. Kroacia gjithashtu është një nga vendet që ka hequr izolimin 14 ditor për të gjithë udhëtarët e huaj.

Në letrën drejtuar kryeministrave shpjegohet se kjo masë është e nevojshme për të shpëtuar rreth 100 milionë vende pune në turizëm, që pritet të ndikohen nga kriza e COVID-19, por edhe për t’i dhënë një stimul të ri sipërmarrjeve në këtë sektor. Gjithashtu në të paraqiten tre skenarët ku pritet të hapen kufijtë, ku data më e afërt është në 1 korrik, gjë që do të kishte shumë pasoja ekonomike.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.