Georgina shtatzënë? E dashura e Cristiano Ronaldos poston këto foto dhe rrjeti “shpërtheu” me komente (FOTO)

Partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka postuar disa foto në rrjetet sociale, me të cilat ka ndezur sërish zërat se është fejuar dhe në pritje të ëmbël.

“The Sun” shkruan se me unazën e madhe në gisht, 26-vjeçarja ndoshta po zbulon se është fejuar. Ndërsa në foton tjetër ajo mban njërën dorë te barku.

Modelja bukuroshe më parë ka mohuar që çifti janë fejuar por postimi i saj i fundit në “Instagram” duket se tregon të kundërtën.

Pas fotove të postuara nga ylli, duket se rrjeti ka “shpërthyer” në komente në lidhje me shtatzëninë dhe fejesen e çiftit të njohur.

Ronaldo, 35 vjeç, kaloi periudhën e bllokimit në vendlindjen e tij në Madeira, por tani është kthyer përsëri në Itali.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.