Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Gara në Itali e hapur, por Strakosha është i bindur se kush e fiton titullin në Serie A

Serie A është në prag të nisjes, por sigurisht me rregulla të reja. Lazio, Juventus dhe Inter duan titullin, që sigurisht do ta mbajnë mend gjatë, pasi nuk është çudi të quhet një titull në kohë koronavirusi.

Por, një përgjigje dilemës se kush do të ngrejë trofeun e kampiones italiane i jep portieri Thomas Strakosha, që mbron portën e Lazios në Itali dhe kombëtares së Shqipërisë.

Portieri shqiptar ka thënë se trajneri Simone Inzaghi ia ka ndryshuar mendësinë Lazios dhe se ai dhe bashkëlojtarët e tij tani besojmë fuqishëm se mund ta fitojnë titullin në Serie A.

Gardiani i Kombëtares shqiptare ka qenë kyç në portën e Lazios në Serie A këtë sezon, duke e ruajtur rrjetën të paprekur në nëntë ndeshje. Ai tregon, megjithatë, se po vuan nga një lëndim së fundmi.

"E kam një problem të vogël, por po rikthehem. Gjendja është përmirësuar dhe tani vetëm po presim për datën e rifillimit të kampionatit", ka thënë Strakosha për kanalin zyrtar të Lazios. 25-vjeçari thotë se Lazio është e befasuar me veten këtë sezon dhe se tani beson se do ta mposhtë Juventusin në garë për titull.

Lazio ngelet vetëm një pikë prapa liderit, Juventusit, në garë për titull në Itali. "Është gjithmonë mirë të ëndërrosh, prandaj edhe jemi në vendin e dytë ne. Synimi fillestar ishte Liga e Kampionëve, sepse as këtë nuk e prisnim. Por tani kemi filluar të besojnë në të", theksoi ai. "Mendësia e skuadrës ka ndryshuar, sepse cilësia nuk ka munguar kurrë. Më herët nuk besonim, por Inzaghi na ka përmirësuar", shtoi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore