“E dashuruar së pari me vjehrrën, pastaj me burrin”, historia e bukur e Rudinës

Rudina Caca është vajza që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me dedikimin e ëmbël për vajzat e ekranit shqiptar, që nuk kanë ndaluar së punuar gjatë kësaj periudhe të pandemisë Covid-19.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi se si ka realizuar nga një lule për disa nga femrat e ekranit shqiptar.

“Lulet e karantinës… Koleksion i veçantë dedikuar femrave në televizion dhe media sociale, të cilat i kam ndjekur gjatë kohës së karantinës dhe janë pjesë e frymëzimit tim. Faleminderit për “ngjyrat” që i shtuat ditëve tona”, ka shkruar ajo.

Por gjithashtu moderatorja e njohur, Bieta Sulo, e ka pyetur atë edhe në lidhje me jetën e saj private, pasi ka një histori të veçantë.

Rudina fillimisht është dashuruar me vjehrrën, pastaj me bashkëshortin e saj.

“Motrën e bashkëshortit e kam njohur në rrjetet sociale. Një ditë ajo më thotë që të takoj mamanë e saj e cila do të vintë në Prishtinë, e pastaj do ikte në aeroport për të udhëtuar drejt Zvicrës. Atë ditë nuk e takova, por kur u rikthye shkova dhe e mora unë në aeroport”, tha ajo.

“E dërgova në shtëpinë time, aty ku jetoja me shoqet. Në muhabet e sipër më pyeti nëse kisha të dashur. Jo, i thashë unë. E aty më tha nëse do të lidhesha me djalin e saj. Pse jo, i thashë unë”, tregon Caca.

Ajo tregon se vjerra i kishte thënë se djali i saj nuk kishte flokë, as makinë. I kishte thënë se kishte një shtëpi tironse dhe kishte mbaruar ekonomikun.

“Punë here pas here, por është çun i mirë. Kjo ishte një shaka e momentit. Na u puq muhabeti dhe ja kështu nisi e gjitha. Kur unë erdha në Tiranë, ajo më ftoi për të shkuar në Vlorë, e erdhi edhe djali i saj. Pastaj nisëm që të flisnim, u lidhëm, u fejuam, pastaj bëra çunin. Dasmën e kemi bërë në korrik”, rrëfeu ajo.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.