Binjakët e pazakontë/ Dy vëllezërit nuk ngjajnë aspak, njëri është i bardhë e tjetri… (FOTO)

Një nënë nigeriane nuk ia kishte idenë aspak se çfarë do të sillte në jetë kur ishte shtatzënë shkurtin e vitit të kaluar.

31-vjeçarja lindi binjakët Daniel dhe David, të cilët kanë vetëm pak minuta diferencë.

Edhe pse janë binjakë, ata nuk duken aspak si të tillë. Ata kanë të përbashkët vetëm sytë e mëdhenj ngjyrë kafe.

Prindërit e tyre Stacy dhe Babajide, të cilët jetojnë në Lagos, janë të dy me ngjyrë, por njëri prej foshnjave ka lindur albino.

Për këtë arsye, sa herë ata janë në publik së bashku, bëjnë që të gjitha vështrimet të jenë tek ata. Daniel ka lëkurë të errët dhe flokë të zinj kaçurrela, ashtu si motra e tij 5-vjeçare e madhe Demilade, dhe David ka lëkurë të bardhë të zbehtë dhe flokët e artë.

Stacy vendosi të ndante aventurat e dyshes së pazakontë në Instagram dhe në pak më shumë se një vit, binjakët kanë pothuajse 18k ndjekës.

Ndërkohë nëna e tyre vendosi që aventurat e dyshes së pazakontë t’i ndante me 18 mijë ndjekësit në profilin e tyre në “Instagram”. Fotot janë marrë nga danielanddavid2.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.