Altin Basha i kthehet Jul Dedës: E ke fiksim Portokallinë, por ne nuk lëvizim nga TCH

Aktori i Klanifornia, Julian Deda “fabrikoi” në portalin e tij Juda.al një lajm sikur emisioni më i ndjekur i humorit në vend, Portokolli do të largohet nga Top Channel.

Edhe pse pa asnjë fakt, lajmi u publikua edhe në portale të tjera. Regjisori i emisionit ikonik të humorit në Top Channel, Altin Basha ka hedhur poshtë zërat e një lëvizjeje të mundshme.

Basha ka ironizuar aktorin Jul Deda duke thënë se “pavarësisht se punon diku tjetër, mendjen e ka tek Portokallia”.

Në një reagim për gazetën Panorama, Altin Basha thekson se edhe pse ofertat nga televizionet e tjera janë të përvitshme, trupa e “Portokallisë” do të vazhdojë të jetë pjesë e Televizionit më të madh në vend, Top Channel.

Zërat, sipas Altin Bashës, kanë nisur pas një interviste që ka dhënë në AbcNews, dhe ku është parë në parkingun e këtij televizioni.

“Për çështjen e Teatrit më thërrasin për intervista dhe për prononcime. Më kanë parë që kam parkuar makinën në ABCNews, jam futur dhe kam takuar drejtorin e informacionit”, ka deklaruar Basha.

Pyetje: Në mediat online është publikuar dhe një emër i ri i Portokallisë, prsh “Mandarinat”?

Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia.  E vërteta është se kam shkuar në ABCNeës për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me ABCNeës për shkak të thashethemeve që janë përhapur.

Pyetje: Çdo gjë do vazhdojë siç është pra Portokallia do vazhdojë në Top-Channel?

Po, patjetër, Portokallia vazhdon. Ne jemi në punë, jemi në skenë po bëjmë shfaqje.

Pyetje: A keni patur oferta nga televizionet e tjera për të spostuar emisionin “Portokalli”?

Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë.  Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal.

Nuk ka për ne ndonjë çudi, jemi 20 veta, njëherë kontaktohet njëri, njëherë tjetër një aktor tjetër. Madje ne tallemi shpesh herë me këtë gjë. Kjo është e vërteta.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.