Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Aktori Jul Deda dhe Klanifornia, si mbetje të dështuara të Portokallisë

Portokalli, përveçse emisioni më i ndjekur i humorit në vend, është kthyer padyshim në një ?shkollë? për aktorët e rinj.

Projekti që lindi dhe vazhdoi pa shkëputje në televizionin më të madh, në Top Channel, u kthye shumë shpejt në emisionin më të dashur për shqiptarët.

Dhjetëra aktorë të rinj hodhën hapat e parë të karrierës pikërisht tek Portokalli. Disa prej tyre vendosen të vazhdonin në TV të tjera, por gjithmonë me kokën pas tek shkolla ku u formuan.

Një ndër ta është edhe aktori Julian Deda. Pas largimit nga emisioni ikonik i humorit, ai provoi disa projekte të tjera, por pa shkëlqimin e duhur.

Pas humbjes drastike të audiencës, aktori shkodran dëshpërimisht e mban mendjen gjithmonë tek Portokalli. Dhe me të drejtë, pasi punon në një emision të dështuar si Klanifornia.

Emisioni i humorit në TV Klan, që u prezantua me pompozitet  rezultoi një kopje e shëmtuar e ?Portokallisë? dhe një dështim total.

Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, pasi aktorët e Klanifornisë janë mbetje të Portokallisë, spektaklit me madhështor të humorit dhe i pakrahasueshëm me asnjë.

Mjafton që të shohësh aktorët brilant të Portokallisë nën drejtimin e regjisorit Altin Basha, të cilët vazhdojnë të jenë të pakonkurueshëm me asnjë.

Një kastë fanstastike që ka sjellë ndër vite më mijëra role, që janë skalitur thellë në kujtesën e teleshikuesve dhe që kanë sjellë të qeshura pafund.

Nga Flor Binaj, Rez Veleshnja, Gaz Paja, Ledio Lako, Irgen Cela, Erand Sojli, Marin Orhanasi, Renada Caci, Erdit Asllanaj, Arjola Demiri, Aleks Seitaj e shumë të tjerë, sigurisht, pa dashur të harrojmë ndonjë. Të gjithë mbeten ajka e humorit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, emisioni Klanifornia, format i Portokallisë por i kopjuar keq, nuk ka asnjë figurë të njohur. Mund të veçonim Julian Dedën, por as ai nuk e ka mendjen tek Klanifornia; fiksimin e ka tek Portokalli. Aktorët e Portokallisë mblidhen shpesh dhe tallen me humorin pa shije dhe mediokër të Klanifornisë, duke e quajtur si spektakli i Kakofornisë.

Me kastën e shkëlqyer të aktorëve dhe me drejtimin e dyshes Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu, Portokalli do vijojë të jetë emisioni më i dashur i humorit në Shqipëri.

Programi do vazhdojë aty ky nisi, në televizionin më të madh në Shqipëri, në Top Channel. Sezoni i ri në shtator pret surpriza të reja.

[gallery ids="1057723,1057724,1057731,1057729,1057728,1057726,1057725,1057722,1057727,1057730"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore