Agjenti sekret i FBI u maskua si prokuror i korruptuar, dosja e bujshme që zbuloi korrupsionin në Drejtësi

Togfjalëshi më i lakuar e dy viteve të fundit për Ambasadën Amerikane në Tiranë padyshim është Reforma në Drejtësi, një investim i drejtpërdrejtë amerikan për Shqipërinë.

Dhe hapat e ndjekur ka qenë sipas udhëzimeve nga përtej Atlantikut. Ambasadorët ata që ishin, por edhe Yuri Kim, që sapo e ka marrë mandatin ka atikuluar disa herë reformën dhe rëndësinë e saj, si dhe ngritjen e strukturës së SPAK, që tashmë është bërë fakt i kryer dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Ndërkohë, në faqen e Ambasadës Amerikane në Facebook është publikuar një fakt. Bëhet fjalë për operacionin e koduar “Greylord”, që ishte një nga hetimet e fshehta më të suksesshme të FBI-së, i cili ekspozoi korrupsionin publik në sistemin gjyqësor të Chicagos gjatë viteve 1980.

Për këtë fakt, Ambasada bën apel që të bashkohen të gjithë në ne në 27 maj, në orën 16:00 për të diskutuar me Terrence Hake, një agjent sekret i FBI-së, i cili u maskua si një prokuror i korruptuar për të ekspozuar krimet e gjyqtarëve, avokatëve dhe stafit të gjykatës. Hake, shkruan Ambasada do t’i përgjigjet pyetjeve dhe do të ndajë mendimet e tij mbi luftën kundër korrupsionit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.